Social Icons

Tuesday 14 August 2012

Fjalet e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn' e kretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,

1 comment:

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi i ndihmoi njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa të kontaktoj me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete