Social Icons

Featured Posts

Tuesday 14 August 2012

Poema e Mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,

Fjalet e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Ne syte e tu

Ne syte e tu kur shihja,nje dridhje me pushtonte,
nje ndjenje fort e rralle,zemren ma sundonte,
pasqyre shikimi larget,ish ky veshtrimi im,
me dukej se aty shikoja fatin tim….
Oh sa shume te ndjeja,sa shume enderroja,
ne qiellin me te paster,me ty sec fluturoja,

LARGËSI

"LARGËSI" nje veshtrim nga larg
dy sy pres ti shikoj por kjo largesi
qenka e ftohte dhe veten mallkoj
me kujtohet larg syve larg zemres
jo s'eshte e vertete largesia eshte mall,
ankth prove per dashurin e vertete